Samsung sërish lider i tregut në SHBA, falë Galaxy S6

PUBLIKUAR

Samsung e ka ri-marrë rolin udhëheqës të tregut mobil në SHBA, pas muajit të parë të plotë të shitjeve të Galaxy S6, thuhet sipas Kantar WorldPanel Comtech.

Edhe pse Apple iPhone 6 mbeti telefonin më i shitur në SHBA në tre muajt e parë deri në maj, dhe iPhone 6 Plus ishte në vendin e pestë si pajisja më e shitur mobile në treg, Samsung Galaxy S5 dhe Galaxy S6 kanë mbajtur vendin e dytë dhe të tretë, përkatësisht, duke i dhënë kompanisë koreane një pjesëmarrje të përgjithshme më të madhe se Apple.

Samsung e ka rritur pjesëmarrjen e saj të shitjeve në Android nga 52 për qind në tre muaj deri në prill në 55 për qind në tre muaj deri në maj.

Të pyetur se çfarë specifika të pajisjes bënë që përdoruesit të vinin në vendimin e tyre për ta blerë një Galaxy S6, 49 për qind e tyre përmendën cilësinë e kamerës, 48.9 për qind e tyre thanë qartësia dhe rezolucioni i ekranit dhe 45,9 për qind thanë se ishte madhësia e ekranit që i shtyu ata të vendosnin për Galaxy S6. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...