SAMSUNG PREZANTON EDHE GALAXY NOTE EDGE

PUBLIKUAR

Samsung e ka lansuar fabletin e saj më të ri me ekran të lakuar, Galaxy Note Edge, i cili tani është në dispozicion në vendin e origjinës së Samsung, përkatësisht në Korenë e Jugut.

Ndërsa merret vesh se pajisja do të jetë në dispozicion përmes SK Telecom dhe KT.
Samsung Galaxy Note Edge do të jetë në dispozicion në dy ngjyra: të zezë dhe të bardhë, dhe pajisja do të shitet me pakicë për rreth 1016 dollarë.

Note Edge vjen me disa specifika mbresëlënëse, edhe pse pika kryesore e shitjes së pajisjes është ekran i lakuar anash, ndërsa madhësia e tij ka një diagonale prej 5.6 inç.

Ekrani i Galaxy Note Edge është i pajisur me rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, procesorin quad core 2.7GHz Snapdragon 805 nga Qualcomm, si dhe 2GB RAM.

Specifikat tjera të Galaxy Note Edge përfshijnë edhe zgjedhjen e memories prej 32GB ose 64GB, por e njëjta mund të zgjerohet me 128GB të mëtejshme falë portit për kartelën microSD.

Note Edge gjithashtu vjen me kamerën e përparme me 3,7MP për selfie dhe video thirrje, dhe atë të pasmen me 16MP me një sërë karakteristikash të përparuara, si dhe versionin e parafundit të Android, 4.4. Kitkat.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...