Samsung po përgatit ekranin mobil me 11K?

PUBLIKUAR

Nëse keni menduar se rezolucioni në Quad HD që aplikohet në telefona është i tepërt, atëherë duhet të prisni derisa Samsung ta prezantojë dhe ta debutojë ekranin e saj të parë në botë me 11K, që ofron një super-rezolucion.

Sipas ETNews Korea thuhet se Samsung Display ka plane për zhvillimin e ekranit me 11K, të cilin do ta bëjë në bashkëpunim me qeverinë jugkoreane.

Lajmi është bërë i ditur nga Chu Hye Yong, drejtor ekzekutiv në Samsung Display Base Technology Department, gjatë fjalimit të tij në 10th Display Field National Research Development Business General Workshop, që është mbajtur së fundmi.

Super rezolucioni në ekranet e reja do të ketë densitet të pikselëve prej 2250PPI, apo katër herë më shumë sesa ekranet e dendura mobile që ofrohen në treg sot.

Ndër të tjera thuhet se zhvillimi i këtij lloji të ekranit cilësor tashmë ka filluar nga Samsung në bashkëpunim me 13 kompani tjera të jashtme, (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...