Samsung përgatit edhe Galaxy S6 Plus!?

PUBLIKUAR

Më parë gjatë ditës është thënë se Samsung do të dal edhe me një variant të ri të Galaxy S6 dhe se kësaj radhe do të jetë fabletio Galaxy S6 Note, ndërsa tani thuhet se kanë rrjedhur disa detaje të një tjetër modeli, përkatësisht Samsung Galaxy S6 Plus.

Samsung Galaxy S6 Plus me sa duket do të vijë me një ekran të madhësisë prej 5.7 inç me rezolucionin qHD prej 2560 x 1440 pikselëve.

Samsung Galaxy S6 Plus me sa duket do të vijë me Android 5.1.1 Lollipop dhe pajisja do të përmbajë ekranin e dyfishtë me skaje, ngjashëm sikurse Samsung Galaxy S6 Edge.

Ende nuk ka detaje se çfarë procesori do të vijë me fabletin e ri të Samsung, edhe pse pretendohet se do të jetë Exynos 7420 i cili është përdorur në Galaxy S6 dhe S6 Edge. Samsung Galaxy S6 Plus me siguri se do të vijë me 3GB RAM. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...