Samsung Galaxy S7 do ta kopjojë iPhone 6s me 3D Touch!

PUBLIKUAR

Samsung thuhet se është duke e adaptuar teknologjinë e re të ndjeshmërisë së ekranit në modelin Galaxy S7, por i njëjti thuhet se nuk do të krijohet nga brenda kompanisë sikurse në rastin e Apple 3D Touch që është paraqitur në iPhone 6S.

Një raport i ri sugjeron se Samsung e ka punësuar kompaninë e quajtur Synaptics për përdorimin e teknologjisë ClearForce në modelin e saj të ardhshëm të telefonin.

ClearForce mundëson kontrollimin e shpejtësisë së navigimit, mënyrave për hapjen e telefonit, kontrollimin e lojërave dhe shumë më shumë se kaq, varësisht nga forca e shtypjes së ekranit.

Teknologjia e njëjtë është parë edhe në fabletin e Huaëei- Mate S – por pajisja ende nuk është paraqitur në treg, prandaj pritet që të shihet se si funksionon.

Por pasi Apple e ka aplikuar tashmë teknologjinë 3D Touch në iPhone 6S, edhe Samsung është e detyruar ta ofrojë teknologjinë ClearForce në Galaxy S7, sepse me këtë e rrit edhe më shumë rivalitetin e saj me iPhone dhe e pasuron pajisjen e saj të re me karakteristika të reja dhe inovative.

Një raport tjetër sugjeron se Samsung do të paraqitet me vetëm një model të telefonit, dhe se i njëjti do të jetë Galaxy S7 që do të shndërrohet në një fablet me ekranin prej 5.8”. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...