Samsung Galaxy A7 vjen me procesorin 64-bit?

PUBLIKUAR

Samsung Galaxy A7 vjen me procesorin 64-bit?

Për një kohë të gjatë tashmë thuhet se Samsung është duke punuar në një numër të modeleve të serisë A, duke përfshirë modelet sikurse Galaxy A3, A5 dhe A7. Më herët, ishte thënë se Samsung Galaxy A7 do të vijë me ekranin në formatin Full HD.

Ndërsa, tani me sa duket në internet janë shfaqur më shumë detaje lidhur me këtë model të telefonit. Së fundmi, Samsung Galaxy A7 është publikuar online nga një bashkëpunëtor i kompanisë jugkoreane, i koduar me shifrën SM-A700FD.

Në numrin e mësipërm, shkronja “D” dëshmon se telefoni do të ketë sim kartela të dyfishta, modele të cilat janë jashtëzakonisht popullore në tregjet në zhvillim.

Profili konfirmon gjithashtu se Galaxy A7 do të vijë me një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve me dendësi prej 401 ppi. Për më tepër, në mesin e karakteristikave të listuara është edhe procesori 64-bit quad-core në 1.5GHz, dhe ekrani me diagonalen prej 5.5”.

Sa i përket dizajnit, pritjet janë që Galaxy A7 të ketë formë të njëjtë sikurse. Samsung Galaxy Alpha, që ofron një pamje premium dhe vjen me Android 4.4 KitKat.

Sipas thashethemeve, Samsung Galaxy A7, do të vijë gjatë muajit nëntor bashkë me Galaxy A3 dhe A5. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...