Samsung ka ndërmarr hapin e parë zyrtar drejt krijimit të modeleve të reja të telefonave me ekran fleksibil, përmes zbulimit zyrtar të Galaxy X me ekran të lakueshëm LED.
Shfaqja e Galaxy X ka ndodhur në konferencën SID 2016 që është mbajtur në San Francisko.
Galaxy X mund të rrotullohet mirëpo për momentin nuk ka të përfshir shtresën e ndjeshme në prekje.
Kompania nuk është prononcuar lidhur me pyetjen se kur do të futet kontrolli I prekshëm në ekranin e Galaxy X.
Megjithatë, kjo pajisje thuhet të ketë ekran me rezolucion të plotë HD të madhësisë së njejtë me Note 5, prej 5.7”.


