Samsung do të prodhojë më pak telefona në 2015

PUBLIKUAR

Samsung do të prodhojë më pak telefona në 2015

Samsung është prodhuesi më i madh në Android, por megjithatë ka parë probleme me shitjet dhe profitin e kompanisë. Dhe këto faktorë kanë ndikuar që prodhuesi jugkorean të mendojë të ofrojë më pak modele të telefonave vitin e ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur nga Robert Yi, drejtori i Samsung për relacionet me investitorët e kompanisë, i cili ka thënë se Samsung është duke e konsideruar uljen e numrit të pajisjeve që i lanson në treg, për një masë prej 25% deri në 30%.

Këtë vit, Samsung ka prezantuar shumë modele të telefonave të mençur në treg, ndërsa së fundmi e ka “goditur” tregun me modelet mesatare të telefonave, Samsung Galaxy A3 dhe Galaxy A5. Megjithatë, edhe këto modele nuk kanë mundur ta parandalojnë rënien e profitit neto për 49% në tremujor.

Samsung është gjithashtu duke u përballur me rritjen e konkurrencës nga Motorola e rifreskuar, Xiaomi, Gionee dhe prodhues të tjerë nga vendet në zhvillim. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...