Sadri Ferati: Koalicioni me PDK-në nuk e rrezikon ndarjen brenda LDK-së

PUBLIKUAR

Sadri Ferati, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se zgjedhjet e brendshme në këtë parti po dëshmojnë se ajo është e para për demokraci.

Ai, për Klan Kosovaka thënë se në Kuvendin Zgjedhor nuk do të ketë ndarje shkaku i koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Me këto zgjedhje LDK, dëshmon se është e para në vend për demokraci. Koalicioni me PDK-në në këto zgjedhje nuk reflekton, përkatësish nuk do të ketë ndarje si në të kaluarën me LDD-në. Në një proces demokratik nuk ka fuqi ta ndajë LDK-në. Kuvendi zgjedhor duhet të jetë demokratik”, ka thënë Sadri Ferati.

Ai kujtoi edhe rastin e zgjedhjes së Isa Mustafës për të parin e LDK-së, kur ish-lideri i kësaj partie, Fatmir Sejdiu, nuk u largua nga partia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...