Rusia ka thënë se ka pasur të drejt kur e ka konfrontuar një aeroplan zbulues të Forcave Ajrore Amerikane mbi Detin Baltik të premten.
Ndërkohë, Pentagoni ka thënë se aeroplani luftarak rus ka vepruar në mënyrë të pasigurt dhe jo profesionale, dhe se ka performuar rrotullim akrobatik mbi aeroplanin e saj, transmeton Gazeta Express.
Por, Rusia në anën tjetër thotë se aeroplani luftarak amerikan kishte fikur mjetin për pranimin e sinjaleve, gjë që iu ndihmon të tjerëve që ta identifikojnë atë.
Ky është incidenti i dytë në Baltik këtë muaj, në të cilin ShBA e ka akuzuar aeroplanët rusë për fluturime agresive.
Nuk është e qartë se sa afër ujërave rus ka ndodhur incidenti i së premtes./Gazeta Express/


