Në bazë të një studimi të fundit amerikan është vënë re se që në çastin që njerëzit janë më aktivë me rrjetet sociale dhe shikonin se kishte njerëz që ishin më keq se ta, gjendja e humorit ndryshonte menjëherë.
Ka mjaftuar vetëm kjo gjë që studiuesit të merren më tej me vëzhgimin e tyre me 168 studentë. Nëse ata ishin të mërzitur, ata fitonin menjëherë humorin kur shikon miqtë e tyre në gjendje të rëndë.
Sipas një studimi amerikan të drejtuar nga Silvia Knobloch-Westerwick në Ohio State University, është zbuluar se rrjetet sociale shërbejnë për të përmirësuar humorin kur duhet.
Studentët, kur u përballën me profilet e personave që ishin më keq se ta, shënuan një përmirësim të ndjeshëm të humorit dhe vetëbesimit.



