Rrjedhin pamjet e para të BlackBerry Venice

PUBLIKUAR

Telefoni i ardhshëm, BlackBerry Venice thuhet se do të vijë në platformën mobile Android, dhe do të sjell edhe tastierën fizike QWERTY.

Edhe pse mund të duket pak e vështirë për ta menduar një kompani si BlackBerry duke u kthyer në Android, për t’i shlyer dyshimet llogaria e famshme @ evleaks ka postuar një foto të të modelit të ri të telefonit me ndërfaqen e Android, përkatësisht versionin Android Lollipop.

Google Play me sa duket gjithashtu do të jetë e integruar në telefon, që nënkupton se Google Maps dhe Hangouts do të jenë pjesë e këtij modeli të ri të telefonit.

Sipas njoftimeve dhe informatave të deritashme thuhet se data e lansimit zyrtar të këtij modeli do të jetë muaji nëntor, dhe fillimisht do të lëshohet në tregun amerikan. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...