Rritet numri i martesave mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Më pak të huaj po pajisen me leje qëndrimi në Shqipëri, por më shumë kosovarë po e përfitojnë atë.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në Shqipëri, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri për vitin 2019 rezultoi 13,507 persona, duke pësuar rënie me 4,6 për qind krahasuar me vitin 2018.

Nga ana tjetër, qytetarët nga Kosova, me leje qëndrimi në Shqipëri, arritën në 1,703 duke shënuar një rritje me 20 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm.

Edhe pse kosovarët shënuan normën më të lartë të rritjes në pajisje me leje qëndrimi, në shifra absolute ata renditen pas italianëve dhe turqve.

Në vitin 2019, të huajt rezidentë në Shqipëri me origjinë nga Italia ishin 2,753 dhe nga Turqia 1,730. Më shumë se gjysma e lejeve të qëndrimit ndaj të huajve janë akorduar për arsye punësimi. Arsyeja e dytë është bashkimi familjar.

Rreth 45 për qind e lejeve të qëndrimit në Shqipëri nga qytetarët e Kosovës, ndryshe nga shtetësitë e tjera, dominohen nga bashkimi familjar./ Euronews Albania

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...