Rriten kërkesat për targa KS

PUBLIKUAR

Prej se ka nisur të zbatohet Marrëveshja për Lëvizje të Lirë mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht prej 12 gushtit 2015, kërkesat e drejtuesve të automjeteve në vend për t’u pajisur me targa KS, të cilat i ka lëshuar fillimisht administrata e UNMIK-ut, janë shtuar.

Kjo për faktin se me këto targa për të udhëtuar në Serbi duhet paguar vetëm polisa e sigurimit TPL Plus që kushton 40 euro në vit dhe që e mbulon edhe Maqedoninë, përderisa lëvizja me targa RKS në territorin e Serbisë është shumë e shtrenjtë.

Me këto të fundit, përpos polisës së sigurimit 40 euro, kosovarët detyrohen të paguajnë 16 euro vetëm me rastin e hyrjes në territorin e Serbisë për targat “Proba” dhe taksat komunale, plus pesë euro shtesë për çdo ditë qëndrimi në Serbi. /Zëri/
 

SHIKO MË SHUMË

Pacolli nënshkruan marrëveshje për banim social, Gjakova përfiton 1.5 milionë euro

Ministrja Fitore Pacolli dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, kanë nënshkruar marrëveshjen...

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbajtur një takim me bizneset anëtare nga...

Vrasje e rëndë në Prizren, viktimë një grua

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së mërkurës në...