Rritët inkasimi i të Hyrave Vetanake në Lipjan, Hajdini falënderon qytetarët për pagesën e Tatimit në Pronë

PUBLIKUAR

Drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave, Shkelzen Hajdini, ka thënë se Planifikimi i të Hyrave Vetanake për vitin 2015 ka qenë 1, 342,336.00 ndërsa inkasimi i të hyrave vetanake është 1,453,651.78€.

Asambleja e Komunës së Lipjanit ka aprovuar propozimin e Kryetarit Ahmeti për rritjen e Buxhetit te Komunës si rezultat i tejkalimit te realizimit të të Hyrave Vetanake për vitin 2015 në vlerë prej 111,315.78€, ose shprehur në përqindje prej 8.29%.

Drejtori i Financave, Hajdini, ka falënderuar qytetarët për pagesën e Tatimit në Pronë dhe taksave tjera si dhe Drejtoratet relevante për kontributin e dhëne në rritjen e buxhetit i cili do të kanalizohet në përmbushjen e nevojave të qytetareve të Lipjanit.

Mjetet shtese të Buxhetit të cilat vijnë nga kjo rritje e të Hyrave vetanake Komuna e Lipjanit i ka ndarë për financimin e ndërtimit të shkollës Fillore ne Fshatin Bujari, ka thënë ndër të tjera Shkëlzen Hajdini.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...