Në një shkollë për teknologji “Howard High School”, në Delaware të Amerikës, ndodhi një incident mes disa vajzave.
Një grup i vajzave, rrahën një 16 vjeçare pasi ajo kishte biseduar me një djalë, që njëra prej vajzave nga grupi po e pëlqente, transmeton lajmi.net.
16 vjeçarja, viktima e këtij rasti, u rrah në tualetin e vajzave duke pësuar lëndime të rënda në kokë dhe stomak, pas përleshjes së dhunshme nga grupi i vajzave.
“Ajo ishte duke u rrahur me një vajzë tjetër, dhe më pas asaj iu bashkëngjitën shumë vajza tjera duke e hedhur vajzën nëpër tualet kur një çast ajo e goditi kokën në lavaman”, ka thënë një dëshmitare.
Ajo u dërgua menjëherë në spital, por pas një kohe shumë të shkurtër ajo vdiq në krahët e prindërve të saj.
Studentët tjerë kanë thënë se rrahja mes tyre ka filluar vetëm për një djalë.
Policia ka intervistuar dëshmitarët, por nuk ka konfirmuar ndonjë arrestim. /lajmi.net/


