Rrëfimi ndryshe i Memli Krasniqit: Kontributi më i mirë që i bëhet vendit, është kyçja në parti politike (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ardhur me një rrëfim për jetën, muzikën dhe karrierën politike në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Krasniqi ka thënë se kalimi i tij nga muzika në politikë nuk ka qenë ndonjë befasi për njerëzit që e kanë njohur, pasi si thotë se shkollimi i tij ka qenë në këtë drejtim.

Zgjedhjen e PDK-së, Memli thotë se e ka bërë në kohën kur ky subjekt politik nuk ishte në pushtet e as favorit për të fituar zgjedhjet.

“Zgjedhja ime nuk ishte të bëhesha me favoritin, por aty ku kam hapësirë…Njerëzit në taksi më pyetnin “mos je i Drenicës që ke hy në PDK?!, por unë nuk pritoja të u sqaroja për zgjedhjen time”, tha ai,  përcjell Telegrafi.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se njerëzit, pavarësisht profileve duhet të angazhohen në politikë pasi sipas tij në të kundërtën vendin e tyre do ta zënë njerëzit që kanë më pak prirje e aftësi.

“Deshëm apo nuk deshëm, kontributi më i mirë për vendin, jo vetëm në Kosovë por çdo kund në botë, bëhet në mënyrën më efikase përmes partive politike”.

“…Me njerëz që nuk kanë shumë aftësi e prirje për politikë edhe cilësia e përgjithshme e punës dhe institucioneve do të jetë më e dobët”.

Krasniqi thotë se shumë miq të tij i ka nxitur të futen në politikë dhe një pjesë e madhe e tyre sot kanë pozita të rëndësishme në institucione./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...