Abud Tarabi, është njëri prej të rinjeve shqiptarë nga Kosova, të cilit iu ka shpërlarë truri për t’iu bashkuar organizatës më famëkeqe terroriste në botë, ISIS.
Në një rrëfim të tij, ky i ri tregon se si e mori rrugën për në Siri dhe për të luftuar, si ia kanë shpërlarë trurin duke menduar se rruga në të cilën ai do ta merrte është rrugë e Allahut.
Sipas tij kjo ishte rruga që mendonte se do ta ngriste fjalën e Allahut, siq e quan ai ”Fis-ibi-li-ilah”.
Ai tregon se ka qëndruar katër muaj, në tokën siç ai e quan të xhihadit dhe sipas tij kjo është një përvojë e paharrueshme për të.
”Është një përvojë e paharrueshme Kam qanë në masekeshim Sylejman. Aty kemi bërë ushtrime ushtarake, përgatitje për xhihad dhe pas një kohe të shkurtë na kanë rrethuar grupi i ‘Gjij Shij Kurit’ që quhet me emrin ‘Zinki’, pas një rrethimi 10 ditore, aty jemi kanë të dobët, pa armë, pa municion, pa ushqim dhe rrethimi ka qenë i pa pritur. Nga sulmi që na bëri ky grup u sulmuam shumë vëllazni, ku kanë rënë shehid disa vëllazni”, rrefen xhihadisti nga Kosova, transmeton Gazeta NewBorn.
Ndryshe, prej tij e gjithë bota është duke e luftuar këtë organizatë, pasi që veprimet që bënë ky grup terroristësh janë jashtë çdo rregulle njerëzore dhe çdo lloj karte që mbron të Drejtat e Njeriut.
Së fundmi Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e 18-të, të rregullt, ku është marrë vendim për themelimin e Grupit Punues për hartimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, që shpie në Terrorizëm 2015-2020/Gazeta NewBorn/


