Rrahim Pacolli: Sot fillon zbatimi i targave provuese për qytetarët serbë

PUBLIKUAR

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli ka thënë për Klan Kosovën se i është drejtuar publikisht Qeverisë së Kosovës që nga data 1 nëntor 2015 të fillojë zbatimin e marrëveshjes që nënkupton detyrimin e qytetarëve serb që të bartin targa provuese dhe aplikimin e tarifave shtesë për to, në rastet kur ata hyjnë në territorin e Kosovës.

“Është dashur të fillojë para 12 ditëve, shpresoj se fillon të zbatohet sot”, tha Pacolli.

Ai është shprehur se kanë kaluar afro dy muaj nga kërkesa e tij për ngrirje të kësaj marrëveshje ose zbatimit të saj në mënyrën e njejtë siç po zbatohet nga pala serbe.

Pacolli ka thënë se nëse nuk fillojnë të zbatohen sot tabelat provuese, kjo nuk është në rregull dhe sipas tij kjo është kompetencë e Qeverisë, njofton Klan Kosova

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...