Robotët do ta marrin punën tonë!?

PUBLIKUAR

Një revolucion i robotëve me sa duket do të zhdukë 35 për qind të punësimit në Mbretërinë e Bashkuar, dhe rreth 47 për qind në SHBA.

Kjo mund të tingëllojë si komplot i një skene të keqe të një filmi fantastiko-shkencor, por sipas një raporti të ri nga Bank of America Merill Lynch, shumë shpejtë kjo ka gjasa të mira që të jetë realiteti.

Inteligjenca artificiale (AI), e cila mund të bëjë gjykime logjike për rrethinat e saj, është duke u binjakëzuar me robotikën për të gjetur mënyra të reja për ta mekanizuar fuqinë punëtore.

Ai shton se derisa AI bëhet më e avancuar, disa njerëz do të jenë me fat dhe do të jenë ata të cilët do ta kenë në pronë këtë teknologji, dhe me këtë, në mënyrë efektive do të kontrollojnë çdo gjë tjetër, dhe secilin prej nesh.

Por sipas Carl Benedikt Frey, bashkë-autorit të studimit të quajtur ‘The Future of Employment: Hoë susceptible are jobs to computerisation?’ thuhet se me gjithë këtë avancim teknologjik do të lindin edhe profesione të reja, të cilat sërish do të kryhen nga njerëzit. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...