Rivarrimi i Isa Boletinit, Policia me plan operativ

PUBLIKUAR

Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit Isa Boletini, në fshatin e tij të lindjes, në Boletin, më 10 qershor, që do të bëhet në prani të një numri fare të vogël të qytetarëve, kryesisht familjarë, do të përcillet nga forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Për këtë çështje, Drejtoria Rajonale e Policisë në veri ka hartuar një plan operativ.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në veri ka hartuar planin operativ në bazë të instruksioneve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë, me të cilin është paraparë numër i shtuar i policëve, patrullave mobile dhe këmbësore të Policisë, si në mjediset multietnike, ashtu edhe në zonën e përgjegjësisë së Stacionit të Policisë në Zveçan”, ka deklaruar Zhelko Bojiq, shef i Operatives në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Veri.

Ai ka shtuar se janë në kontakte të përhershme me EULEX-in, KFOR-in, si dhe më Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në jug. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...

Rasti i rëndë në Malishevë, Prokuroria konfirmon se i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë është burri i saj

Prokuroria e Gjakovës ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur në...