Rita Ora: Jam krenare që përfaqësoj vendin dhe kulturën time

PUBLIKUAR

Superylli botëror, këngëtarja Rita Ora, është shprehur tejet e emocionuar pasi vizitoi Ambasadën e Kosovës në Londër, ku ajo u dekorua me çmimin “Ambasadore Nderi e Kosovës”.

Këngëtarja e cila vazhdimisht ka pranuar origjinën e saj, nga vjen, duke promovuar madje shtetin e ri të Kosovës, tash ka marrë shpërblimin.

Pasi pranoi këtë dekoratë nga presidentja, ylli shqiptar u shpreh mjaft i emocionuar dhe madje premtoi se do të vazhdojë të përfaqësojë vendin dhe kulturën e saj.

“Vizitova Ambadasën e Kosovës në Londër ku mora dekoratën “Ambasadore e Nderit e Kosovës” nga presidentja e Kosovës. Ndihem ekstremisht krenare që përfaqësoj vendin tim dhe kulturën tonë anë e mbanë botës. Ishte një moment emocionues për mua”, u shpreh Rita, transmeton Telegrafi.

Ndryshe Rita Ora ka xhiruar edhe një videoklip në Kosovë, ai “Shine Ya Light”

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...