Rita, koncert në Prishtinë për Ditën e Flamurit?

PUBLIKUAR

Rita, koncert në Prishtinë për Ditën e Flamurit?

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, raportohet se më 28 Nëntor të vijë në Kosovë për të festuar Ditën e Flamurit kombëtar.

Me këtë rast, ajo do të performojë disa këngë në sheshin “Nënë Tereza”, ku edhe pritet të elektrizojë atmosferën me adhuruesit e shumtë kosovarë.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se ardhjen e Ritës do ta mundësojë PTK që po atë ditë do të lansojë shërbimin me të ri të saj 3G.

“PTK i ka bërë ofertë Rita Orës që të vijë në Kosovë më 28 nëntor që të performojë në një koncert në Prishtinë për këtë festë. Po këtë ditë Vala do të lansojë për të gjithë klientët e saj shërbimin më të ri të internetit në telefonat mobil 3G. Ende nuk është konfirmuar ardhja e sigurt e Orës në Kosovë, por ne shpresojmë se ajo do të pranojë ofertën tonë”, ka thënë burimi. /ORAinfo/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...