Rita Ora ka realizuar një këngë për albumin e saj të ri e cila ka titullin ‘Kosovo’.
Rita Ora ka zbuluar se njëra nga këngët e albumit të saj më të ri që pritet të dalë në nëntor, ka titullin ‘Kosovo’.
Rita ka treguar këtë për një intervistë për ‘The DePaulia’, kur është pyetur se si do të ndryshojë albumi i ardhshëm nga ai i pari, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja nga Kosova ka treguar: “Unë kam këngë shumë më personale në album. Njëra nga to quhet ‘Kosovo’, e cila flet për jetën time dhe gjërat për të cilat nuk kam folur më herët në media.”/Lajmi.net


