Ripërsërit Remi: Koalicioni PDK-LDK nuk është i domosdoshëm

PUBLIKUAR

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, sësish ka reaguar ndaj situatës së krijuar, duke ripërsëritur qëndrimin se ka ardhur koha kur kolaicioni i madhe PDK-LDK nuk do të jetë i domosdoshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka kërkuar normalizim institucional duke thënë se liderët duhet pasur kujdes sepse jo me çdo kusht mund të mbajnë pozitat e dëshiruara, transemton Telegrafi.

Lexojeni të plotë postimin e Rrustem Mustafës:

“Sfidat institucionale të koalicionit të madh, karshi NORMALIZIMIT TË SHTETIT- me komunikim nën kujdes dhe ndjeshmëri për: Rend, Ligj dhe Edukim..!!

Rritja, zvoglimi apo ndryshimet në kabinetin qeveritar nuk duhet frikësuar askënd, vendit i duhet ecje ndryshe, me dinamik dhe zhvlillim më të përshpejtuar dhe më sfidues.

Nuk guxojmë në asnjë mënyrë të rrezikojm të mirat e arritura deri tani, modelin e suksesit të përbashkët qytetar pozitë dhe opozitë, me mundime të mëdha.

Në bazë të formës së qeverisë, në sistemin parlamentar kryemistri i vendit e ka pushtetin përfundimtar, ai është lideri i pushtetit ekzekutiv dhe ka për obligim të përmirsojë komunikimin ndërinstitucional si dhe atë medial.

Po ofrohet koha kur koalicioni i madh nuk do të jetë domosdo, prandaj liderët duhet pasur kujdes për arsye se jo me çdo kusht munden me qëndru në pozitat e dëshiruara.

Vendit i duhet normalizim institutcional, kjo arrihet me politika e sjellje të qytetëruara dhe komunikim efektiv për të qenë afër prioriteteve në nevojë.

Kemi nevojë për ndjeshmëri të lartë ndaj rendit, ligjit në përgjithësi, të POLITIKËBËSVE në veqanti..!!

Jam i sigurt në zhvillime të mbara duke përparuar ngadal dhe sigurt së bashku me të gjithë që ndihmuan modelin unikat të shtet-bërjes në Kosovë.

E di ska kthim mbrapa..!!” (sic), ka shkruar Remi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...