Ripërserit Lajçak: Me Bislimin dhe Petkoviqin u dakorduam për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes

PUBLIKUAR

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ripërseritur qëndrimet pas takimit me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel.

Lajçak në të dielën ka thënë se të dy palët në kuadër të takimit diskutuan për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale.

Lidhur me takimin, Lajçak e ka informuar edhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

“Këtë javë isha i zënë me takime në Bruksel, ku organizuam një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve. Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale”.

“U takova gjithashtu me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Ishte mirë të flitej për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Unë gjithashtu e informova atë për takimin e dialogut dhe të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun”, ka thënë ai.

Lajçak, me rastin e Ditës së Pashkëve, ka uruar festën e besimtarëve katolikë e protestantë.

“Meqenëse e kemi gjetur veten edhe një herë në këtë periudhë të veçantë të vitit, u dëshiroj të gjithë atyre që festojnë Pashkët”, shkroi ai.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...