Rinovohet rrjeti elektrik në fshatin me “tension të ulet”

PUBLIKUAR

Në fashtin Sllovi të Komunës së Lipjanit ka fillluar një projekt investues i KEDS-it, i cili pritet

t’i zgjidh problemet e këtyre banorëve rreth furnizimit me energji elektrike.

Këtu KEDS po zëvendëson shtyllat e vjetra në ato të reja të betonit.

Bujar Arifi menaxher i këtij projekti tha se investimi në Sllovi është në kuadër të projekteve “me

rënie të tensionit”, ku janë përzgjedhur vendbanimet me rënie të tensionit përfundi standardeve të lejuara.

Këto vendbanime janë tash prioritet i investimeve të KEDS-it.

Sikurse edhe në pjesët tjera të Kosovës edhe në fshatin Sllovi është bërë zgjerimi vendbanimit

dhe ndërtimi i shtëpive të reja, ndërsa nuk është bërë njëkohësisht edhe ndërtimi dhe rritja e

kapacitetit të rrjetit elektrik, andaj ka ardhë deri te kjo situatë ku trafostacioni ekzistues

është mbi ngarkuar.

Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohet një trafostacion 250kVA dhe do të vendosen mbi 70

shtylla të reja të betonit me një gjatësi të trasesë afërsisht 3000 metra.

“Kemi paraparë të mbulojmë konsumatorët të cilët kanë qenë me rrymë të dobët, i gjithë rrjeti

elektrik do të jetë me kabëll bistek vetmbojtës”, tha inxhinjeri Arifi.

Sipas tij me këtë investim do të zgjidhet problemi i kualitetit të energjisë elektrike dhe siguria e

banorëve.

KEDS tash është në pritje të dhënies së lejes komunale për vendosjen e trafostacionit, ndërsa i

tërë projekti do të përmbyllet gjatë vitit 2016.

Kastriot Neziri banor i fshatit Sllovi ka thënë për LipjaniNeës se kabllot dhe zëvendësimi i

shtyllave është projekt i mirëseardhur për ta.

“Ndihem shumë mirë kur shoh KEDS-in që po punon në këtë fshat. Shpresojmë se me këtë

investim ne më nuk do të kemi probleme me energji elektrike”, tha Neziri.

KEDS-së po vazhdon me investime edhe në fshatrat tjera në territorin e Komunës Lipjanit si në

Rubovc, Qylagë, Dobrajë e Madhe, Bregu i Zi, Rufc i Vjetër etj.

 

[custom_gallery source=”media: 32544″ limit=”3″ link=”post” width=”530″ height=”350″ title=”never”]

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...