Rina Balaj zbulon datën e publikimit të albumit të ri dhe ka një kuptim të veçantë për të

PUBLIKUAR

Ditë më parë, këngëtarja Rina Balaj solli për fansat e saj një tjetër projekt të ri muzikore.

Kënga “Aver” erdhi e bashkangjitur edhe me videoklip, në të cilin si çdo herë artistja shkëlqeu me paraqitjen dhe mahniti me vokalin.

Por, nuk përfundon me kaq, kjo sepse Rina prej kohësh ka paralajmëruar një album muzikore, dhe tashmë ajo ka zbuluar edhe datën e lansimit të tij.

Foto: Rina Balaj/Instagram

“Tash koha jeme ka ardhë”, ka nis postimin Rina, duke treguar se albumi publikohet me nëntë nëntor dhe ka gjithsej nëntë këngë, përfshirë edhe një bashkëpunim me të dashurin e saj, Sin Boy.

E veçanta e kësaj është se data e lansimi dhe nëntë këngët e përfshira përkojnë me vitin e saj të lindjes, që është 1999.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Disa nga këngët që janë pjesë e albumit tashmë janë publikuar dhe janë pritur mirë nga adhuruesit e saj, teksa do të ketë edhe këngë të reja, që tashmë këngëtarja ka zbuluar titujt e tyre.

“Bad Rosita”, “California”, “Addiction”, “Aver”, “Mia”, “Sativa”, “1 joint”, “Fighter”, janë këngët që do të jenë pjesë e albumit “Balerina”.

Se çfarë ka përgatitur këngëtarja e njohur në albumin e saj të shumëpritur mbetet të shihet. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...

“Hala s’je rahatu”/ Elijona i uron ditëlindjen Klodit

Dy banorët më të përfolur të sezonit të fundit të Big Brother VIP Kosova...