
Këngëtarja e mirënjohur Mirsa Kërçeli, i është rikthyer vrullshëm skenës muzikore. Pas një pauze të gjatë së shpejti ajo do të prezantojë edhe projektet e saj të reja. Njëra do të jetë baladë ndërsa tjetra do të jetë ritmike, ashtu siç jemi mësuar ta shohim edhe më herët Mirsën
Zëri i saj i mrekullueshëm dhe talenti për muzikë. Ishin hapat e parë dhe shtytës që e bënë të triumfojë në skenë këngëtaren Mirsa Kërçeli. Në vitin 2005 Mirsa ishte pjesëmarrëse e festivalit “Kënga Magjike”, ku edhe arriti që të rrëmbejë çmimin “Magjia e parë”, me këngën “Djaloshi im”. Ajo vazhdoi të rrëmbejë zemrën e shumë adhurueseve të saj, me zërin e saj të ëmbël. Gjatë vitit 2013 Mirsa sjelli edhe dy këngë të reja. “Single jom”, në bashkëpunim me Granit Gashin dhe “Në sytë e tu” në bashkëpunim me Taulant Bajraliun. Më pas ajo mori pjesë edhe në festivalin “Netët e klipit shqiptar”, ku u prezantua me videoklipin “Clubi n’ai”, ku u shpërblye me çmimin “Best Female Video”. Po në këtë vit këngëtarja u bë edhe nënë e një djali të vogël me emrin Tiar. Ajo rikthimin në skenën muzikore e ka pohuar edhe për gazetën Tribuna.
Për një kohë shumë të gjatë këngëtarja e mirënjohur Mirsa Kërçeli i ka munguar skenës muzikore. Dhe pas një kohë ajo ka vendosur që të rikthehet prapë në estradën shqiptare. Këtë e ka pohuar edhe vetë Mirsa në një intervistë për Tribuna. Ajo tha se për momentin është duke punuar më disa projekte të reja. Dhe së shpejti do të sjellë një këngë ritmike dhe një baladë. “Është e vërtet se jam rikthyer në skenën muzikore. Shumë shpejtë do të dalë edhe kënga e re e Alban Mehmetit në të cilën unë jam mysafire e Albanit. Ndërsa këngët e mia njëra do të jetë në zhanrin tim ritmik. Ndërsa tjetra do të jetë diçka më ndryshe nga ajo që unë kam sjellë gjithnjë. Do të jetë një baladë ”, tha Kërçeli.
Përveç që do të jetë mysafire e Albanit, Mirsa është duke përgatitur edhe dy këngë të tjera të reja për fansat e saj. Së shpejti do të prezantojë edhe videoklipin e parë të saj. Punimet e të cilit tashmë kanë përfunduar. “Po tash shumë shpejtë do ta prezantojë edhe videoklipin e ri. Të cilin tashmë e kam përfunduar dhe do të lansohet para Vitit të ri”, ka theksuar Kërçeli.
Pas rikthimit në skenën muzikore Mirsa siç duket nuk e ka ndërmend që të ndalet më. Ajo do të prezantojë edhe një këngë tjetër të re. Videoklipin e të cilës është duke e punuar tash në mënyrë intensive. Për të gjithë adhuruesit e këngëtares klipi i këngës së dytë do të dalë pas festave të fundvitit. “Tash pasi jam rikthyer, jam duke punuar intensivisht me projektet e reja. E sidomos me këngën të cilën po mendoj që ta bëjë publike për opinionin pas festave të fundvitit. Ndërsa tash për festat e fundvitit ende nuk kam vendosur se ku do të gjendem pritet në ditët në vijim”, ka thënë në fund Mirsa Kërçeli./Tribuna/


