Rikthehen të shtënat, tani me intensitet më të madh

PUBLIKUAR

(E plotësuar) Vetëm tridhjetë minuta pas publikimit të informacionit se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë me ndërmjetësim të OSBE-së, janë rikthyer të shtënat në Lagjen e Trimave në Kumanovë, raporton“Lajm”.

Siç njofton korrespodenti jone nga Kumanova, luftimet tani janë me intensitetin më të madh gjatë ditës së sotme. Të njëjtën gjë e kanë konfirmuar edhe disa banorë që jetojnë 200 metra larg vatrës së luftimeve.

Përfundojnë përleshjet në Kumanovë, dorëzohet grupi i armatosur?

Përleshja e armatosur e filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, e që ka vazhduar gjatë tërë ditës së sotme, posa ka përfunduar. Kështu raportojnë mediat në Maqedoni.

Siç po raportojnë mediat atje përleshja ka përfunduar, pasi grupi i armatosur pas një përleshje disaorëshe me policinë, para pak çastesh është dorëzuar.

Në këtë përleshje e cila ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, gjatë ditës është raportuar për të vdekur dhe të plagosur, por këto informacione nuk janë konfirmuar nga institucionet e rendit, apo spitalore në Maqedoni.

Edhe Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” se Grupet e armatosura që po i rezistojnë prej mëngjesit të sotëm sulmit të forcave policore, kanë vendosur të dorëzohen,

Burime jozyrtare informojnë se në këto çaste të armatosurit po bëjnë dorëzimin e armëve.

Informacioni është ende i pakonfirmuar zyrtarisht, por burimet jozyrtare insistojnë se procesi i dorëzimit ka nisur dhe se gjithçka pritet të përfundojë brenda 30 minutave.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit...

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës

Dje në Vushtrri janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i...

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Çmimi tavan i naftës në Kosovë po vazhdon të bie. Ministria e Industrisë ka njoftuar...