Riorganizohet AKR , Pacolli koordinator i Degës në Lipjan

PUBLIKUAR

Në kuadër të riorganizimit të brendshëm partiak, Aleanca Kosova e Re, dega në Lipjan është duke zhvilluar me shumë sukses procesin e ri-organizimit të brendshm politik. AKR dega në Lipjan, në kuader të këtij ri-organizimit,sot ka mbajtur mbledhjen me kryesin e deges dhe ka emruar z.Sabit Pacollin për Koordinator të deges së AKR-së në Lipjan, i cili do të udhëheq degen deri në mbajtjen e kuvendit zgjedhor të degës.

Me këtë rast, kryetari i deritanishëm i degës së AKR-së në Lipjan,z.Blerim Gashi,  duke i informuar të pranishmit dhebopinionin e gjërë se tashmë zgjedhjet e brendshme në AKR janë shpallur, është shprehur i bindur se AKR në Lipjan, në zgjedhjet lokale do të dal shumë më e fuqishme sesa ishte deri tani, kjo fal planit strategjik që ka hartuar dega, e njëkohësisht edhe prioritetit që do ti kushtohet Lipjanit, nga niveli qendror dhe nga vet presidenti Behgjet Pacolli. Gashi më tutje ka shtuar se AKR dega në Lipjan, do jetë e hapur për antar të rinjë për të gjitha fushat, por nuk e ka përjashtuar mundësin e ri-kandidimit të tij për të qenë sërish kryetar i degës. Ndërkaq, z.Sabit Pacolli, i emruar në poziten e koordinatorit të degës, nga presidentit Behgjet Pacolli, emrim ky i mbështetur edhe nga kryesia e degës, duke i falenderuar strukturat e deritanishme të deges, në mes të tjerash ka thënë se gjatë punes së tij si koordinator i degës do të punoj pa ndal që AKR dega në Lipjan, në zgjedhjet lokale të dal triumfuese.

Z.Sabit Pacolli, më tutje ka shtuar se si koordinator i degës, fillimisht do të merret me organizimin dhe ri-organizimin e nëndegëve nëpër gjitha fshatrat e Komunës së Lipjanit. Ndërsa, prioritet në punen e tij do të ketë edhe krijimin e një strategjije të mirfillët të punes ku vend të veqanët do të ketë Rinia Lipjanase, përmes Forumit Rinor, dhe zëri i gruas përmes Forumit të Gruas. Për ta mbështetur në punen e tij, koordinatorin e ri të degës, të pranishëm në këtë takim ishin edhe z.Islam Pacolli, antar i ish Këshillit Drejtues të AKR-së dhe kryetar i Degës së AKR-së nga zona e Gollakut, si dhe z.Ismet Mulaj, po ashtu antar i ish Këshillit Drejtues dhe këshilltar politik i presidentit të AKR-së,z.Behgjet Pacolli.

Me këtë rast, Mulaj edhe një here e konfirmoj interesimin që do të ketë AKR në nivelin qendror për degen e Lipjanit gjatë zgjedhjeve lokale, duke shtuar se Lipjani dhe dega e AKR-së në Lipjan,do të jetë ndër prioritetet dhe politikat kryesore të nivelit qendror, duke synuar që në zgjedhjet lokale dhe në zgjedhjet parlamentare të dalim si subjekti më i votuar, si në kandidaturen për kryetar komune, ashtu edhe në listat për asamble komunale apo edhe për zgjedhje parlamentare. Ndërkaq, z.Islam Pacolli, duke u shprehur i bindur në fitoren e AKR-së në Lipjan, dhe duke i thirrurr Lipjanasit që ti bashkohen AKR-së, ka thënë se qytetarët Lipjanas, së shpejti do të marrin një lajm të mirë, i cili ka të bëjë me përmirësimin e mirëqenjës sociale dhe ekonomike të Lipjanasëve.

Ndryshe AKR dega në Lipjan, brenda pak ditësh do të organizoj një tubim madhështor me simpatizantët e saj, si piknisje informuese për ri-organizimin e brendëshëm të degës dhe organeve të tjera siq janë Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas së AKR-së dega në Lipjan, në të cilin do të jetë i pranishëm edhe  presidenti i AKR-së, z. Behgjet Pacolli. Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun- AKR dega në Lipjan

SHIKO MË SHUMË

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...