Rezultatet e testit të maturës dalin më 30 qershor

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM), e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e procesit të Provimit të Maturës Shtetërore (pjesa e dytë), të cilit këtë vit i janë nënshtruar rreth 33 mijë maturantë.

Në konferencën e mbajtur për media, KQShM ka vlerësuar se bëhet fjalë për një proces të organizuar dhe të administruar mirë, madje edhe më mirë se në pjesën e parë. Kryetari i këtij Komisioni, Azem Guri, ka theksuar se i tërë procesi ka shkuar sipas planit dinamik.

Guri falënderoi prindërit, maturantët, të gjithë administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit, që janë përkujdesur për mbarëvajtjen e këtij procesi, përfshirë kryetarët e komunave, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, Policinë e Kosovës dhe organizatën BIRN për monitorimin e mbarëvajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore. Ai, po ashtu, falenderoi mediat, për raportimin e vazhdueshëm të këtij procesi shumë të rëndësishëm për arsimin në Kosovë.

Kryetari i KQShM, tha se janë raportuar disa parregullsi të vogla dhe të pakta në numër, të cilat nuk e dëmtojnë procesin.

“Komisioni ka monitoruar në vazhdimësi gjithë procesin, duke përfshirë këtu edhe komunikimin në rrjetet sociale, ku disa manipulues kanë tentuar të japin përgjigje në pyetjet e testit”, tha z. Guri, ndërsa theksoi se ndaj shkelësve të rregullave, sërish do të aplikohen masa ligjore, sikur edhe në pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore.

Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës do të shpallen më 30 qershor 2015. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara...

Java nis e nxehtë: Parashikimi i motit për ditën e hënë

Gjatë ditës së hënë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta...

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...