| Një fenomen shumë i përhapur shoqëror në mediat sociale, sfida e kovës me akull e bëri verën e vitit 2014 të paharrueshme në shumë aspekte. Një prej tyre është mbledhja e 98.2 milionë dollarëve për ALS
Formati është i thjeshtë, dikush merr ujë, shpesh të përbërë edhe nga copa akulli, dhe e hedh në kokë. Më pas ai kandidon tre të tjerë që të ndërmarrin të njëjtën sfidë.
Gjithsej 2.4 milionë video të lidhura me sfidën e kovës me akull janë postuar në Facebook dhe 28 milionë njerëz kanë ngarkuar, komentuar apo pëlqyer postime të lidhura me këtë fenomen.
Në Instagram janë ngarkuar 3.7 milionë video me hashtagun #ALSicebucketchallenge dhe #icebucketchallenge. Justin Bieber ka më të njohurën me mbi një milion pëlqime.
Fenomeni u përhap me qëllimin e mbledhjes së parave dhe për të rritur vigjilencën ndaj sklerozës aminotrofike laterale (ALS). Nga 29 korriku deri më 28 gusht të këtij viti ALS ka mbledhur 98.2 milionë dollarë krahasuar me 2.7 milionë dollarë gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Përveç fondeve, qëllimi tjetër është rritja e vigjilencës. “Mendoni se Victoria Beckham, Kate Moss apo Anna Wintour flisnin për ALS-në disa kohë më parë? Jo, nuk mendoj kështu”, – thotë Shannon Murray, një aktor, shkrimtar dhe aktivist fushatash për të drejtat e personave me kërkesa të veçanta.
Klikimi në Google i fjalës “ALS” arriti kulmin nga data 13 deri më 21 gusht. Që atëherë klikimet kanë rënë. Nga data 1 gusht deri më 27 gusht, faqja e ALS në Wikipedia ka marrë 2.717.754 shikues. Kjo krahasuar me 1.662.842 të njerëzve që e kishin vizituar faqen gjatë gjithë vitit.
Vizitorët e përditshëm të ueb-sajtit zyrtar të ALS ishin 17.500 përpara sfidës së kovës me akull, krahasuar me kulmin prej 4.5 milionë të 20 gushtit. Gjatë muajit të shkuar, 30 milionë vizitorë janë interesuar për faqen. Vetëm më 29 gusht, sfida e kovës me akull pati 4,483,726 cicërima në Twitter.
Nuk ka munguar cinizmi, veçanërisht për aspektin e dhënies së fondeve. Është tërhequr vëmendja se një kauzë po përfiton nga shumica e njerëzve. Disa arsyetojnë edhe se dhurimet nga njerëzit e zakonshëm mund të ulin donacionet për fusha të tjera ku është e rëndësishme.
Me fjalë të tjera, buxheti ynë mendor për bamirësi është përmbushur.
Dhe jo çdokush ka dhuruar. Në disa versione të sfidës, nëse dikush e hedh kovën e akullit mbi kokë, nuk paguan. Ose ata bëjnë një pagesë më të ulët nëse sfida pranohet dhe 100 dollarët nëse e refuzojnë, si Barack Obama e të tjerë.
Po milionerët dhe miliarderët që kanë paraprirë këtë çmenduri? Duhet Mark Zuckerberg, Jeff Bezos dhe Bill Gates – pasuria e të cilave arrin miliarda – të japin vetëm 100 dollarë? Në shumicën e rasteve nuk është bërë e ditur shuma e dhuruar. Charlie Sheen është një shembull i dukshëm i personave të famshëm që kanë dhuruar 10 mijë dollarë.
Ka pasur edhe kritika. Teksa miliona persona hedhin mbi kokë ujë me akull, Afrika përballet me sfidën e jetës reale të mungesës së ujit. A nuk është kjo një shprehje e qartë e narcizmit për shoqërinë botërore?
Fenomeni i bamirësisë u shpërnda aq shpejt në median sociale sa është e vështirë t’i gjendet origjina. Disa besojnë se është një degë e “Sfidës së Ujit të Ngrohtë” në Amerikën e Veriut që u përhap vitin e shkuar. Flitet se një lojtar golfi nga Florida ishte i pari që e ndërmori sfidën dhe e lidhi me ALS-në, më 15 korrik të këtij viti. Sfida e Justin Timberlake më 12 gusht duket se është një ndryshues i lojës.
Sfida e kovës së akullit do të jetë shumë shpejt jashtë loje, por leksioni që dha rreth natyrës së bamirësisë në shekullin e 21 do të jetojë për shumë gjatë. |