Rexhepi: Kadri Veseli- e keqja e PDK-së

PUBLIKUAR

Njëri nga themeluesit e PDK-së, ish-kryeministër i Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ka mbajtur pozita të rëndësishme për një kohë të gjatë si nënkryetar i partisë, ministër i Punëve të Brendshme dhe dikur kryetar i Mitrovicës, është zyrtari i parë i lartë i PDK-së që del haptazi kundër Kadri Veselit dhe me akuza të rënda për Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK).

Në një intervistë për “Zërin”, Rexhepi thotë se “e keqja më e madhe që i ka ndodhur PDK-së është ardhja e Kadri Veselit si zëvendëskryetar i PDK-së, kurse SHIK-u thotë se ka kapur në dorë jo vetëm partinë, por edhe institucionet më të rëndësishme të shtetit”.

Ai thotë të mos jetë takuar asnjëherë me Veselin që nga koha kur ai ka marrë postin e kryetarit të Kuvendit. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...