Retkoceri: Vazhdim i varfërisë në vend të zhvillimit të premtuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Nga Selatin Retkoceri

Statistikat, raportet nga Banka Botërore dhe Institucionet e shumta ndërkombtare që merren me vlerësim dhe matje të nivelit të zhvillimit ekonomik, tregojnë nivel shumë të ulët zhvillimi për Kosovën.

Kosova është një shtet dhe shoqëri konsumuese, varet nga importi, me investime të vogla, me prodhimtari shume të ulët, importon gjithëçka, nuk eksporton asgjë. Raporti Import/Eksport në vitin e fundit 2015 ishte në relacion 88% me 12% në favour të importit. (krahasohemi me vende të Afrikës dhe me pak vende të Azisë) të cilat edhe pse në gjendje lufte për shumë vite arrijnë të regjistrojnë një bilanc më pozitiv se Kosova në raportin Import/Eksport. Shprehur në shifra apsolute 2.4 miliard euro Kosova importon brenda një viti fiskal, kurse eksporti mezi i afrohet 300 milion eurove. Një analizë e artikujve të importit tregon se struktura e mallrave të importit është aq e gjërë sa nuk do të mund të përfshinim me një listë të gjatë ndoshta mbi 100 faqe. Eksporti nuk paraqet asgjë, apo përshkruar figurativisht me pak rrjeshta do të tregonim krejt çka eksportojmë. Nuk do të ishim korrekt me lexuesin po të mos i tregonim se çka eksportojmë ne si: mbeturina metalesh të cilat pak vite ma parë ishin importuar si asete, automjete, paisje, vegla pune dhe makineri të vjetra të cilat atëherë kur ishin importuar kishin një vlerë disa herë ma të madhe se sa tani kur ato po eksportohen drejt impianteve dhe furrave të temperaturave të larta për tu shkrirë dhe përdorur për prodhim të armatures dhe llamarinës. Nuk do të ishim korrekt sikur mos të tregonim se ne eksportojmë edhe pak minerale dhe xehe të papërpunuara, por edhe ndonjë produkt bujqësor të papërpunuar dhe të konzervuar.

Investimet e kapitalit të jashtëm në sektorin e bujqësisë dhe industrisë janë në rënje të vazhdueshme. Statistikat tregojnë se investimet para viteve të Pavarësisë ishin dukshëm më të larta se sa ato janë në këto vitet e fundit. Zyrtarët e lartë të qeverisë kanë deklaru se vite më parë 2006, 2007, 2008 ishin vitet kur u investua në sektore të ndryshme diku rreth 400 milion euro, vitet 2015 dhe 2016, zor se do të kapin 200 milion euro investime, kjo tregon rënje dyfish të investime. Në shtetet me Qeveri normale kjo do të konsiderohej si dështim dhe do të duhej dhënë pergjegjësi para qytetarëve. Trendi ma normal që do të duhej të ndodhte do të ishte dyfishimi nga 400 milin në 800 milion, edhe pse edhe ky nivel nuk do të ishte i mjaftueshëm për situatën momentale zhvillimore që gjendet shteti ynë.

Zbërthimi apo struktura e investimeve do të tregonte se 90% e investimeve (të ashtuquajtura nga Qeveria) kanë perfunduar në patundëshmëri, blerje të shtëpive dhe banesa. Kurse vetëm 10% janëinvestuar në ekonomi dhe veprimtari prodhuese nga ku janë gjeneruar vende të reja pune dhe punësim. Kjo konsiderohet shumë e pamjaftueshme dhe nuk është as afër asaj qëështë premtuar dhe proklamuar nga koalicioni qeverisës.

Sektori më i zhvilluar për momentin është ndertimtaria, veprimtari kjo që po rreziokon të degradoj. Çdo ditë e ma shumë ndertimtarët po shohin se po ngopet tregu dhe po shterron fuqia blerëse e kosovarëve. Ky sektor ka punësuar qindra dhe mijëra punëtor, me paga minimale, pa sigurime shoqërore, mjeksore, jetësore, pensionale, po rrezikohen të mbeten edhe pa këte burim të vetëm ekzistence për ta dhe familjet e tyre. Për prapaskenat dhe burimet e finacimit për shumë nga magnatët e ndërtimit nuk do themi asgjë, duke konsideruar se Kosova ka ndertu mekanizma institucional që kanë detyrë të vetme për të hulumtu dhe zbulu finacimet e dyshimta në këte sektor.

Rritja ekonomike apo shkalla e zhvillimit ekonomik siç proklamohet zyrtarisht nga Qeveria është 3%, po besojmë se është kështu si deklarohet edhe pse ka mundësi mos të jetë as kjo shkalllë e ulët. A mund të gjejmë një Ministër, zëvendës ministër apo ndonë zyrtarë tjetër të lartë në agjencione të formuara enkas për të nxitur zhvillimin ekonomik që mund të na thotë se shkalla e zhvillimit ekonomik prej 3% është e mjaftueshme për të përballuar këte nivel të papunësisë dhe sa duhet të presin gjenratat për të fituar punë në shtetin e tyre. Gjenerata e luftës që ishte e gatshme për punë para shtatëmbëdhjetë viteve tani shumica kanë dyzet e ma tepër vite. Nëse i besojmë këtij niveli të zhvillimit prej 3% i bie që të gjithë ata që sot kanë dyzet e ma shumë vite jetë duhet të presin edhe së paku 25 deri 30 vjet për të ju ardhur radha të punësohen. Një ekonomist i nivelit mesatar do të jetë në gjendje ta kuptoj se kjo Qeveri me këto politika zhvillimi duhet të ju tregoj shumicës së qytetarëve te vetë se nuk është në gjendje ti punësoj ata para se ata të arrinë moshën e jetës së tretë. Pergjegjëja do të ishte, ju e dini që ne ua mundësuam që në fund vitin 2014 dhe fillim vitin 2015 iu hapëm korridorin e ikjes nga vendi, shumë ikën ndoshta 100.000 qytetar por kanë mbetur edhe shumë të tjerë, opozita po pengon liberalizimin, po të mos na pengonte opozita tani ne do të merrnim ate dhe do të permbushnim premtimin që ju dhamë. Evropa do të hapte rrugë edhe për nja 100 mi qytetar të tjerë për të ikur nga vendi, edhe ne po punësojmë diku rreth 12 mij deri 13 mij qytetar brenda një viti dhe kjo i bie që për katër vite Qeverisje, premtimi do të realizohet 100%. Matematikisht i bie (100.000 ikën në vitin 2014/2015 + 100.000 do të ikin pas liberalizimit +50000 punësohen për katër vite duke u pensionuar të moshuarit)=250.000, vertetë ska se si mos të jemi të “kënaqur” me këte Qeveri, realizim i plotë i prmtimeve. Një shoqëri konsumuese siq është kjo e jona dhe me një zhvillim ekonomik i pranuar zyrtarisht prej 3%, tregon se zhvillimi ekonomik i mbështetur në import dhe konsum është i gjykuar të dështoj. Qeveria e Kosovës duhet ta pranoj se ka dështu dhe sa ma parë që të dorëhiqet do të jetë ma mirë për te.

Qeveria Thaqi objektiv kryesor kishte rritjen e pagave në sektorin publik, kjo edhe për të blerë votën institucionalisht, ky trend nuk vazhdoi me Qeverinë Mustafa, sigurisht këte e ka ditur profesori i ekonomisë se rritja e pagave rritë konsumin dhe zvoglon investimet. Edhe ato pak investime që janë bërë dhe po bëhen janë të koncentruara në ndërmarrje publike, në infrastrukturë rrugore/autostradë. Rrjetii rrugëve magjistrale, rajonale dhe lokale ishin domosdoshmëri, investimi në autostradë ishte i gabuar dhe i përshpejtuar për një buxhet të një shteti të posadalur nga lufta e i cili mezi tani ka arritur në 1.5 miliard euro. Bashkimi Evropian në palnet e veta strategjike nuk ka perjashtu finacimin e një projketi të rëndësisë strategjike rajonale dhe evropiane siq pretendohet të jetë autostrada Nish-Prishtinë-Tiranë, rrjedh pyetja prej nga kjo nguti në marrjen e vendimeve për shpenzim të 1.5 miliard eurove të cilat para shumë lehtë mund të bankrotonin shtetin e brisht të Kosovës. Serbia po perfiton nga Komisioni Evropian, donator dhe investitor të shumtë që perkrahin iniciativat rajonale dhe tani po finacojnë projektin e autostradës Nish-Merdare, derisa Kosova e varfër e bëri këte nga buxhetii shtetit ma të varfër në Evropë dhe ma gjërë. Kosova dhe Qeveria e saj duhet të sillen me dashamirësi dhe respekt për të gjithë ata që janë gati të investojnë. Kundërshtimi, kushtëzimi, korrupcioni, mitëmarrja janë vetëm disa nga dukuritë devijante dhe të rrezikshme me të cilat janë ndeshur shumë nga investitorët e interesuar për të ardhur në Kosovë.

 

 

Kundershtimi i secilës ide por edhe pranimi i çdo gjëje të servuar nga jashtë nuk i ndihmon vendit tonë. Kërkimi i lëmoshes dhe ndihmave humanitare, subvencioneve, veprimtarive shërbyese, tregtare janë veprimtari ekonomike që i duhen vendit, por nuk sjellin vlerë pune dhe nuk sigurojnë prosperitet, zhvillim, vlerë të re pune, gjenerim të vendeve të punës as rritje të ardhurave kombëtare.

Shteti ynë është një vend i vogël pak ma shumë se 10.900 km² (nëse mbeten kaq pas aprovimit të demarkacionit me Malin e Zi), edhe pse shumë e vogël në sipërfaqe, renditemi në vendin e parë për rezerva thëngjilli për kokë banori në Evropë dhe më gjërë. Si mund të arsyetojmë këte argument me faktin se ne flejmë mbi thëngjill në kohën kur nuk kemi rrymë për qytetarët tanë. Një qeveri largëpamëse dhe vizionare, më parë do të vendoste që 1.5 miliard euro ti investonte në sektorin elektroenergjetik edhe duke bashkëvepru me sektorin privat do të ndertonte një gjigant energjie nga ku do të perfitohej paraja dividenta, tatimi, tantiema dhe taksa tjera. Perfitimet e shtetit shumë lehtë mund të investoheshin në autostradë dhe në çfardo lloj infrastrukture në interes të qytetarëve.

Kosova ka mbi 400,000ha tokë të punës, edhe pse si sipërfaqe për kokë banori ne renditemi në vendet me më pak tokë se shumica e vendeve të Evropës. Puna apo perpunimi intenziv do të siguronte një mirëqenje dhe zhvillim të popullatës. Bujqësia sot për sot është e koncentruar në prodhimtarinë e kulturave bujqësore të lavërtarisë si kultivim i grurit e shumë ma pak të misrit, kultura këto që nuk japin rendiment dhe produktivitet të mirë. Toka po vazhdon të mbillet me këto dy kultura, një pjesë e konsideruar e siperfaqeve bujqësore po degradohet dhe po humbet nga ndërtimet dhe asfaltimi, një pjesë po vazhdon të mbetet djerrë dhe e papunueshme dhe krejt kjo po ndikon që për çdo vit që po lëmë pas po humbim qindra ha tokë dhe njëkojësisht po humbim perspektiven për tu zhvilluar nga toka.

Mbjellja e kulturave lavërtare me një prodhimtari maksimale nuk ka asnjë mundësi të ndihmoj zhvillimin. Të hyrat totale nga kultivimii grurit dhe misrit në Kosovë nuk mund të kalojnë 250 milion euro, nëse nga këto të hyra zbresim KMSH-në maksimumi i të hyrave neto mezi mund të arrij diku rreth 50 milion, ky është tregues i mjaftueshëm për tu bindur se jemi shumë larg nga objketivat dhe qëllimet tona për të përfitu nga bujqësia. Qeveria e Kosovës ka vu në prioritetet e veta zhvillimin e vendit duke u mbështetur në bujqësi. Secilia qeveri që është pak e pergjegjëshme do ti nxiste dhe stimulonte bujqit, që sa ma parë të ndryshojnë kulturat bujqësore, subvencionimin dhe perkrahjen e buqëve të cilët i japin prioritet teknologjisë prodhuese dhe përpunuese të kulturave industriale, pemëve, perimeve, blegtorisë dhe prodhimtarisë në sera. Nëse sigurojmë që vetëm 30% të tokës bujqësore ta shëndrrojmë në plantacione të pemëve dhe perimeve, Kosova për pak vite do të arrinte që të ardhurat vjetore nga bujqësia do ti kishte mbi 2 miliard euro, kjo i bie që nëse për një afat dhjetë vjeqar e tërë siperfaqja toksore prej 400 mi ha të mbillet me kultuara industriale Kosova do të gjeneroj qindara mijra vende pune dhe do të qarkulloj mbi 6 miliard euro.

 

Selatin Retkoceri /Mr.sce

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...