Restoranti bizar, ku ushqimi dhe pijet shërbehen në guaska tualeti (Foto)

PUBLIKUAR

Restoranti i punuar në stilin e nevojtores, nuk është zgjedhja e dashamirëve të ushqimit, por shumë indonezian po presin në radhë që të vizitojnë një lokal të tillë.

Mysafirët në këtë vend ulen në guaska të ngritura, ndërsa ushqimi dhe pijet u servohen në guaska të sheshta të tualetit, transmeton Telegrafi.

2
Në fotografitë e postuara në media, shihen njerëzit që rrinë afër këtyre pajisjeve që i përkasin teknikës së bardhë, në lokalin që ndodhet në Semarang të ishullit Java.

3

Në njërën prej tyre është vënë ‘bakso’, një ushqim tradicional me toptha mishi, kurse në tjetrën është lëngu me ngjyrë të ndezur që është një koktej pa alkool.

4

Për të gjitha ata që neveriten nga kjo gjë, është një qese e zezë te dalja ku mund të vjellin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...