Resorti i mahnitshëm turistik, i punuar nga kontejnerët e vjetër të transportit (Foto)

PUBLIKUAR

Në malet Caucasus të Gjeorgjisë, është ndërtuar një resort luksoz turistik, duke shfrytëzuar kontejnerët e vjetër që janë përdorur për bartjen e mallrave.

Këto objekte që transportoheshin me anije, janë mbështjell dhe përpunuar, që të japin pamje shumë estetike, transmeton Telegrafi.

Ky resort që shfrytëzohet nga skiatorët dhe praktikuesit e jogës, ka nivel të lartë të luksit, rehati në hapësirë të gjerë, ndërsa ofron pishinë dhe saunë. Hoteli ka dhoma njëshe, si dhe suita të mëdha për familjarë apo grupe të ndryshme.

Pos paneleve të mëdha të xhamit që mundësojnë të shihet peizazhi përrallor, disa dhoma kanë edhe tarracë për të pushuar përjashta. Madje, tërë restori është nga materiali i shoqërueshëm me natyrën, në mënyrë që të mos i bëjë ndonjë dëm këtij ambienti malor. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...