Rënia në bursa godet eksportet shqiptare

PUBLIKUAR

Rënia e çmimeve në bursat ndërkombëtare për mineralet dhe naftën godasin eksportet shqiptare. Instituti i Statistikave njoftoi se në shkurt të këtij viti eksportet e mallrave ranë 4.5 për qind në krahasim me shkurtin e vitit 2015.

Vetë grupi i mineraleve ka një rënie prej rreth 13 për qind. Sipas raportit të INSTAT mbi tregtinë e jashtme, importet e mallrave në muajin shkurt 2016 u rritën me 6.8 për qind në krahasim me shkurtin e një viti më parë dhe 19.1 për qind në krahasim me janarin e 2016-s.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 24 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej rreth 17 për qind. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...