Remi: Specialja i hap rrugë zhvillimit ekonomik të Kosovës

PUBLIKUAR

Rrustem Mustafa-Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale do t’i hapë rrugë zhvillimit të Kosovës.

Deputeti i PDK-s, Rrustem Mustafa, ka thënë se kjo Gjykatë do të merret me dyshime për kohën e luftës, por punën e madhe do ta kryejë për kohën e pasluftës.

Sipas tij, dyshimet për kohën e luftës do të mbyllen shpejt, ndërsa, fokusi do të jetë te veprat kriminale ekonomike të pasluftës.

“Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do mbyllen shpejt dhe mbarê.. Më shumë gjykata do ketë punë me vepra të dobëta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendi”, ka shkruar Remi.

Lexojeni të plotë postimin e Rrustem Mustafës në facebook:

“Gjykata hapë rrugën për zhvillim të vendit

Ka zëra të shumtë që thonë: “Gjykata Speciale do ta pastronte luftën e UÇK-së”. Asgjë të vërtetë nuk ka me këtë konstatim nga se UÇK ka qenë është dhe do mbetet e pastër. Gjykata nuk kushtëzohet me asnjë paqartësi, UÇK ka hapur rrugën për liri dhe perspektivë, ka fituar përkrahjen NATO-së dhe gjithë vendeve të qytetëruara botërore në rrugën e LIRISË. Tani mbetet të zhvillojmë, lirinë dhe edukimin në hapësirat ku jetojmë bashkë me aleatët tanë…

Gjykata Speciale do të funksionalizohet me synimin se do ndihmojë në vendosjen e rendit, ligjit në vend duke ndihmuar zhvillimin dhe lirinë duke sjellë vendime të drejta dhe të besueshme për tema të hapura apo dyshime mbi kohen e luftës, apo pas luftës…

Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do mbyllen shpejt dhe mbarê.. Më shumë gjykata do ketë punë me vepra të dobëta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit…

Unë besoj në rrugën që kemi para nesh, se do ta rritim lirinë dhe do të dalim faqebardhë” (sic), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vrasja në Malishevë, Haxhiu: Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin plotësisht këtë vrasje të rëndë

Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares...

Haxhiu: Po punojmë për ta gjetur presidentin e ri të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se po punojnë...

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

25-vjeçarja, Jetlira Foniqi do të varroset këtë të hënë në varrezat e Lagjes Foniqi...