Remi: Shkarkimi i rektorit, fitore e së keqes

PUBLIKUAR

Ndaj shkarkimit të rektorit të UP-së, ka reaguar edhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa –Remi, i cili e konsideron këtë si fitore e së keqës mbi të mirën.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

Shkarkimi Rektorit të UP-së nuk duhet të hyjë në fuqi.

Ministri flet i fundit.

Në UNESCO, fituam të kaluarën, ndërsa në UP, po humbim të ardhmën.

Kosova futet me një këmbë në UNESCO, ndërkohë në Prishtinë Këshilli Drejtues i UP-së, vendos të shkarkojë Rektorin Ramadan Zejnullahu.

Të dy këto ngjarje kanë disa të përbashkëta…që të dyja kanë të bëjnë me arsim, shkencë e kulturë, janë dy kërkesa që kërkonin shumicën e votave.

Në UNESCO, ia dolëm falë mbizotërimit të së mirës mbi të keqen. Fatkeqësisht, në Prishtinë, në Votimin e KD të UP, ndodhi e kundërta. E keqja fitoi mbi të mirën. Si duket të tjerët na duan të mirën, më shumë sesa ne vetëvetes. E këtë fakt vështirë për t’a gëlltitur…Besoj Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka lobuar fuqishëm për të mirën e UP-së..?!

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...