Rekord “Guinness”, kështjella më e lartë prej rëre (Video)

PUBLIKUAR

Një ekip ndërkombëtar artistësh kanë ndërtuar kështjellën më të lartë prej rëre në botë, në Gjermani. Një kompani udhëtimesh ishte nismëtare e projektit, me shpresën se do të sillnin rekordin botëror në Duisburg, pas një përpjekjeje të dështuar vitin e kaluar.

Pas pothuajse një muaj punë, kështjella tashmë e përfunduar e rërës arriti lartësinë e 16.68 metrave dhe u regjistrua zyrtarisht nga rekordet “Guinness” si kështjella më e lartë prej rëre.

Mijëra tonë rërë janë përdorur për ndërtimin e saj dhe ndërtuesit u mbështetën te një bazë më e gjerë dhe te kompresimi më i madh i rërës.

Banorët lokalë e kanë ndjekur realizimin e projektit prej javësh, e tani thonë se ajo që artistët kanë arritur është thjesht fantastike, transmeton tch.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Instituti Sudarsan i rërës, për një kështjellë rëre të ndërtuar në shkurt të vitit 2017 në plazhin Puri, në shtetin indian Odisha. Ajo ishte 14.84 metra e lartë dhe u ndërtua në 9 ditë.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...