Reçica: Ligji i ri i Punës do t’i trajtojë edhe lehonat e papuna

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se çështja e grave në punë gjatë lehonisë është hequr nga Ligji i Punës për t’u bërë një ligj tjetër i ri që avancon të drejtat e tyre.

Ai tha se në këtë drejtim janë vonuar në miratimin e ligjit të ri në Qeveri.

“Pse e kemi nxjerrë është sepse për herë të parë në historinë e legjislacionit të Kosovës kemi propozuar projektligj të ri për lehonat për arsye të veçantë. Ne kemi dashur t’i trajtojmë edhe lehonat e papuna sepse Ligji i Punës trajton dhe nëse ne dëshirojmë ta trajtojmë pushimin e loheonisë dhe nuk e fusim në agjendë t’i trajtojmë edhe lehonat e papuna”.

“Sipas statistikave i kemi 20 mijë lindje të lehonave të papuna në vitin e kaluar dhe kemi tre apo katër mijë të atyre që punojnë. Realisht kemi nxjerrë ligj të veçantë që përfshihen edhe lehonat e papuna që të mbështeten financiarisht në gjashtë mujorin e parë pas lindjes”, ka treguar ai në Klan Kosova.

“Pushimi i lehonisë trajtohet me ligj të veçantë dhe jemi të vetëdijshëm që jemi vonuar sepse akoma nuk është miratuar në Qeveri projektligji.

Ndërkaq, Besa Luzha nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FFES) tha se heqja e lehonave nga Ligji i Punës mund të keqkuptohet nga bizneset dhe të mos i paguajnë ato.

“Çështja e heqjes së nenit për lehonat nga Ligji i Punës është shqetësuese. Ne si shoqëri civile shumë herë kemi kërkuar që barrën e grave që janë në procesi të punës dhe ndërkohë lindin duhet ta marrë shteti dhe të lirojë bizneset (ata paguajnë në një mënyrë tjetër)”.

“Qëllimi jonë ka qenë me e pamundësuar pengesën e punësimin të grave, përjashtimin e tyre nga tregu i punës për shkak se bizneset më parë i nxjerrin nga puna se t’ia paguajnë atë”.

Luzha po ashtu shprehu shqetësimin e saj për statutin e punëtorëve dhe theksoi nevojën për ndryshimin e Ligjit të Punës.

“Një person duhet të jetë i arsimuar që të mund të punësohet diku, por në secilën punë që e bën duhet ta ketë mbrojtjen për veten apo për familjen”.

“Nuk po ka zgjidhje të qëndrueshme që njëherë e përgjithmonë e rregullon statutin e punëtorit. Ne kemi bërë thirrje si shoqëri, por kjo nuk po funksionon. Ka pasur keqkuptime tek Ligji i Punës. Ka pasur nevojë për t’u ndryshuar ligji për kontratat, aty ka dallime të ndryshme. Po ashtu ka pasur shqetësime që me këtë ligj mos ju pamundësohet personave që nuk kanë punuar, me e marrë pensionin bazik që po e marrin tash”.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...