Reagon Qeveria pas protestës së PSD’së kundër shtrenjtimit të rrymës

PUBLIKUAR

Pas protestës së organizuar nga PSD’ja te objekti i Qeverisë, kundër shtrenjtimit të rrymës, kanë reaguar nga Qeveria e Kosovës, raporton Express.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përprarim Kryeziu ka thënë se përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore.

Kryeziu ka falenderuar organet e rendit për, siç ka thënë, profesionalizimin dhe durimin.

“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin.

Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka shkruar Kryeziu.

SHIKO MË SHUMË

Kosova arrin marrëveshje me Austrinë e Turqinë për njohjen e kontributeve personale

Kosova ka arritur marrëveshje me dy shtete, Austrinë dhe Turqinë, për njohjen e kontributeve...

Themelohet grupi punues për apelin për ish-krerët e UÇK-së, kryesohet nga Konjufca

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar grupin punues për të trajtuar në apel...

Kurti: Kosova ka mundësinë t’i kthehet zhvillimit, punësimit dhe projekteve për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar se me zgjedhjen...