Reagon Policia e Kosovës, thotë se veprojmë konform Ligjit të Prokurimit Publik!

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës reagon ndaj shkrimit “Arrestimi i Kurtit ‘kushtoi’ 4500 euro”, ku ndër të tjera thuhet se “tenderi i Policisë së Kosovës nuk është zhvilluar nëpërmjet një procesi të prokurimit të hapur por përmes kuotimit (caktimit) të çmimit”.

“Drejtoria e Prokurimit ka zgjedhur procedurën e Kuotimit të çmimeve sepse, sipas nenit 19 pika 3 e Ligjit të Prokurimit Publik Ligji Nr. 04/L-042, si dhe sipas nenit 12 pika 12.14 e Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik të nxjerr nga KRPP me 2012, vlera e parashikuar e ka klasifikuar edhe llojin e procedurës (procedurën e kuotimit të çmimeve).

Duke u bazuar në vlerën e projektit, Drejtoria e Prokurimit të Policisë së Kosovës, konform pikës 1 të nenit 36 të Ligjit të Prokurimit Publik Ligji Nr. 04/L-042 kemi përdorur procedurat e kuotimit të çmimeve për qellim dhënien e një kontrate me vlerë të vogël.

Pasi qe ky aktivitet nuk ka qenë i përfshirë në njoftimin paraprak, menjëherë konform nenit 9 të Ligjit Nr. 04/L-042, një deklaratë të nevojave dhe përcaktimit të disponueshmërisë së fondeve e kemi dërguar në AQP (Agjencia Qendrore e Prokurimit) dhe kemi pritur 5 ditë. Konform pikës 2 të nenit 36 të Ligjit Nr. 04/L-042 dhe konform pika 47.4 të nenit 47 të Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik të nxjerr nga KRPP me 2012 me date 21.10.2015 kemi shpërndarë në mënyrë elektronike ftesën dhe dosjet për pjesëmarrje në këtë aktivitet të prokurimit tek katër Operator Ekonomik.

Me datë 27.10.2015 kemi pranuar ofertat e Operatoreve Ekonomik ku ofertat e tyre i kanë dorëzuar tre Operator Ekonomik dhe pas ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve, tenderi i përgjegjshëm me çmim me të lirë nga Operatori Ekonomik përkatës, me çmim 4,499.00 € i cili edhe është shpërblyer me kontratë dhe për të cilin me datë 29.10.2015 e kemi dërguar edhe njoftimin për dhënie të kontratës në KRPP. Javën që vjen presim te nënshkruajmë kontratë me Operatorin Ekonomik dhe menjëherë të behet rregullimi i xhamave dhe sanimi i dëmeve në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë.

Policia e Kosovës ju siguron se e tëre procedura për këtë aktivitet të prokurimit është zhvilluar konform Ligjit të Prokurimit Publik Ligji Nr.04/L-042 si dhe Legjislacionit sekondar të nxjerre nga KRPP (Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik) dhe njëherit inkurajon të gjithë qytetarët që të mos bien pre e shkrimeve jo të sakta, dezinformuese dhe të pabazuara në fakte.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjeve dhe procedurave të aplikueshme me korrektësinë më të madhe duke pas parasysh edhe besueshmërinë që kemi fituar ndër vite dhe përgjegjësitë për zbatueshmerinë e ligjit” (sic.), thuhet në reagimin e Policisë, përkitazi me artikullin: Arrestimi i Kurtit “kushtoi” 4500 euro! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...