Sqarohet LDK Lipjan: Premtimi se do të ndërtohet salla sportive në fshatin Kraishtë ka qenë premtim para të gjithë qytetarëve të këtij lokaliteti

PUBLIKUAR

LDK Lipjan përmes një reagimi thotë se pavarsisht qëndrimeve dhe bindjeve të disa individëve, ne ju njoftojmë që salla e sporteve në Kraishtë është e aprovuar në buxhet dhe do të fillojë të ndërtohet në vitin e ardhshëm.

Reagimi plotë nga LDK:

Të gjitha premtimet elektorale janë bërë publike dhe për të gjitha lokalitetet kanë qenë specifike.
Premtimi se do të ndërtohet salla sportive në fshatin Kraishtë ka qenë premtim para të gjithë qytetarëve të këtij lokaliteti.
Pavarsisht qëndrimeve dhe bindjeve të disa individëve, ne ju njoftojmë që salla e sporteve në Kraishtë është e aprovuar në buxhet dhe do të fillojë të ndërtohet në vitin e ardhshëm.

Sigurisht se ky është viti i parë i mandatit të dytë të qeverisjes Ahmeti dhe nuk ka qenë e mundur të ndryshohet buxheti i vitit paraprak.

Të gjithë të interesuarit munden t’a verifikojnë buxhetin në web faqën e Komunës së Lipjanit.
Pa dyshim që është e pamundur për një vit kalendarik të realizohet gjithë projekti ynë katërvjeçar.

Ne do vazhdojmë me punë të realizojmë gjatë mandatit synimet e përbashkëta me të gjithë qytetarët.

Zyra për Informim
LDK-Lipjan
09.11.2018

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...