Reagon kuzhinieri i Met Gala pas postimit të Keke Palmer

PUBLIKUAR

Një kuzhinier nga New Yorku po mbron punën e tij pas kritikave të shumta ndaj menysë së Met Gala 2021.

Keke Palmer të hënën ndau një fotografi të pjatës së saj në Met Gala, ku misri, domatet, kërpudhat dhe trangujt janë ndër ushqimet e dukshme.

Sidoqoftë, kuzhinieri i ngjarjes, Marcus Samuelsson, e mbrojti atë teksa foli për TMZ, duke thënë se qëllimi ishte krijimi i një menyje me bazë bimore

Ai gjithashtu tha se ka marrë vlerësime të shkëlqyera për vaktin me tre pjata të përgatitura për mbrëmjen madhështore në New York.

Palmer, e cila mori pjesë në Met Gala për herë të parë, bashkë-prezantoi një transmetim të drejtpërdrejt të Vogue.

Raportimet kanë thënë se kushton të paktën 30 mijë dollarë për secilin person që të marrë pjesë në këtë ngjarja, e cila shërben si një mbledhëse vjetore e fondeve për Met. /

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...