Reagon Edita Tahiri, Serbia zhbllokon pikë-kalimin kufitar në Mutivodë (?)

PUBLIKUAR

Pas marrjes së informatës se në pikë-kalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Mutivodë, janë krijuar kolona të gjata të qytetarëve nga Lugina e Preshevës, që po shkojnë për të votuar në zgjedhjet lokale në Medvegjë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka reaguar menjëherë dhe ka kërkuar nga Bashikimi Evropian që të ndërhyjë dhe të mundësojë qarkullimin e qytetarëve, konform marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë.

“Pas kësaj ndërhyrjeje nga ana e ministres, pala serbe ka evituar problemet dhe po mundësohet qarkullimi i papenguar i qytetarëve në këtë pikë-kalim kufitar”, tha për Telegrafin, Dren Zeka, këshilltar politik ministres Tahiri.

Bllokadën e sotme të kufirit nga pala serbe, Zeka e ka cilësuar të papranueshme dhe shkelje të marrëveshjes dhe kjo çështje do të adresohet në takimin e radhës në Bruksel për lëvizjen e lirë, që pritet të mbahet kah fundi i këtij muaji.

Ndërkohë raportet nga tereni thonë se në pikë-kalimin kufitar në Mutivodë, medvegjasit janë përplasur me policinë serbe, të cilët po arsyetohen se askush nuk mund të hyjë në Serbi për shkak se kanë probleme me sistem të regjistrimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti njofton për hapjen e thirrjes për bursat e mobilitetit, studentët mund të përfitojnë varësisht nga distanca në kilometra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka...

Gjini, Kurtit: Nga shkon Lumezi, vjen Elezi, erdhi Bylmezi

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, gjatë një takimi me qytetarë në Prizren, ka kritikuar...

Kurti nga Tirana: Kosova e ka merituar statusin e vendit kandidat në BE, tani është urgjente

Dy ditë pas Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, sot kryeministri I Kosovës Albin Kurti...