Komuna e Lipjanit ka reaguar ndaj lajmit e cili është shpërndar në lidhje me eleminimin e qenëve endacak.
“Për hir të së vërtetës dhe informimit të drejtë të qytetarëve aksioni për trajtimin e qenëve endacak është përgjegjësi e AUV(Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë) dhe nuk është e vërtetë që Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë një urdhër të tillë ashtu siç është pohuar” thuhet në reagim.
Ky është reagimi plotë nga Komuna:
Reagim nga Komuna e Lipjanit
Të nderuar qytetarë në disa portale dhe profile po dezinformohet opinioni lidhur me qent endacak në qytetin e Lipjanit, kinse Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë urdhër për eleminimin fizik të qenëve endacak.
Për hir të së vërtetës dhe informimit të drejtë të qytetarëve aksioni për trajtimin e qenëve endacak është përgjegjësi e AUV(Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë) dhe nuk është e vërtetë që Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë një urdhër të tillë ashtu siç është pohuar.
Në dobi të informimit te drejtëtë opinionit,
Komuna e Lipjanit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të tillë as nuk e ka këtë kompetencë.
Komuna e Lipjanit nuk ka asnjë informacion lidhur me ndonje veprim nga kompetentët në këtë rast AUV edhe pse nga ky institucion ka kërkuar trajtimin e qenëve endacak sepse vertet qyteti i Lipjanit është vërshuar nga ta por asesi Kryetari Ahmeti nuk ka dhënë urdhër të tillë. Prandaj çdo spekulim dhe çdo shpifje të disa individëve kinse dashamirë të mbrojtjes së kafshëve është tendencë e dezinformimit dhe tërsisht e pavertet.


