Rasti “Çekiqi”, mungesa e përfaqësuesit të palës së dëmtuar shtyn gjykimin e vrasjes në Lipjan

PUBLIKUAR

Në mungesë të përfaqësuesit të palës së dëmtuar avokatit Bajram Tmava, ka dështuar rigjykimi në rastin e njohur  si “Çekiqi”, në të cilin G. Retkoceri dhe O. Spahiu, akuzohen për vrasjen e N. Hajrizit, në prill të vitit 2009, në Lipjan.

Në seancën e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ka munguar përfaqësuesi i të dëmtuarve H. dhe B. Hajrizi, avokati Bajram Tmava.

Për shkak të mungesës së tij, i dëmtuari H. Hajrizi ka kërkuar nga trupi gjykues që të ndërpritet seanca gjyqësore me qëllim që të dëmtuarve t’iu jepet mundësia të komunikojnë me avokatin Tmava dhe të marrin konfirmimin se a mund të ishte në gjendje që Tmava të prezantojë në seancën e radhës.

Propozimin e tij nuk e kundërshtuan as prokurorja Fikrije Fejzullahu e as mbrojtësit Kosovare Kelmendi dhe Ramë Dreshaj.

Kështu, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Vesel Ismaili aprovoi propozimin e të dëmtuarit Hajrizi për shtyrjen e seancës dhe caktoi seancën e radhës me 24 shtator 2018, në ora 09:30.

Ndryshe, ky rast është kthyer në rigjykim më 4 maj 2016 nga Gjykata e Apelit, e cila ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila më 7 korrik 2015, dy të akuzuarit për vrasjen e N. Hajrizit, G. Retkoceri dhe O. Spahiu i kishte dënuar me nga 30 vjet burgim.

Me rastin e kthimit në rigjykim, Gjykata e Apelit, kishte konstatuar se Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shkelur dispozitat e procedurës penale dhe se dispozitivi i aktgjykimit nuk ishte hartuar ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzon Retkocerin dhe Spahiun, se më 29 prill të vitit 2009, me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore, e kishin rrëmbyer tani të ndjerin N. Hajrizin, me qëllim që ta privojnë nga jeta.

Të ndjerin e kishin goditur me mjete të forta në kokë, duke ia lidhur këmbët dhe duart.

Prokuroria pretendon se dy të akuzuarit pasi e kishin vrarë tani të ndjerin, e kishin dërguar në një lokacion ndërmjet fshatit Smallushë dhe Dobratin dhe për të fshehur gjurmët, e kishin djegur trupin e të ndjerit.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...