Një person ka vdekur e 18 të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj në zonën e fshatit Qallapek.
Më poshtë gjeni raportin nga Policia Kosovës:
Qallapek,Rr. Nacionale Prishtinë –Ferizaj, 22.12.2018-18:00. Raportohet aksident trafiku me fatalitet me përfshirjen e një Autobusi të udhëtareve me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar, si dhe një automjeti me tabela të shtetit të Gjermanisë, me vozitës mashkull K/Shqiptar. Si pasoj e aksidentit dhe lëndime të rënda trupore vozitësi i automjetit viktima mashkull K/Shqiptar, ka nderruar jetë. Gjithashtu lëndime të lehta trupore kanë pësuar vozitësi i Autobusit dhe 17 (shtatëmbëdhjetë) persona tjerë 8 (tetë) meshkuj dhe 9 (nëntë) femër K/Shqiptar, të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me urdhrin e Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML, ndërsa vozitësi i dyshuar mashkull K/Shqiptar, dërgohet në qendrën e mbajtjes.


